Ilaçi i parë për trajtimin e migrenës del në treg pas pak javëve

E publikuar: 01/08/2018 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilaçi i parë i ri i migrenës do të jetë në treg në Britani brenda pak javëve pasi që zyrtarët evropianë të shëndetit ua kanë lëshuar licencën ditën e djeshme.

Erenumab është ilaç i cili i parandalon gjysmën e sulmeve të migrenës.

Kompania farmaceutike që e prodhon këtë ilaç, Novartis, është duke u përgatitur të fillojë me furnizim në Britani dhe pret që pacientët të kenë qasje në këtë ilaç brenda gjashtë javëve.

Ky ilaç iu ka marrë tri dekada kohë shkencëtarëve britanikë për t’u zhvilluar, ndërkaq Komisioni Evropian së fundmi ka dhënë leje që t’iu përshkruhet pacientëve me migrenë për të paktën katër ditë brenda një muaji.

Erenumab është ilaçi i parë i llojit të vet i cili e trajton proteinën që është përgjegjëse për dhimbjen dhe marramendjen që shkaktohen nga migrena.  /Telegrafi/