Iku nga Gjykata Speciale, asnjë gjurmë nga Remzi Shala

E publikuar: 18/12/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Remzi Shala, ish-pjesëtar i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale që një javë ka lëshuar territorin e Kosovës.

I njëjti po refuzon t’i përgjigjet ftesës që i erdhi nga Dhomat e Specializuara që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

E detaje lidhur me vendndodhjen e Remzi Shalës nuk kanë as familjarët dhe avokati i tij, Natal Bullakaj.

Ky i fundit për lajmi.net tha sot se askush nuk di asgjë për fatin e të mbrojturit të tij.

“Kemi pasur takime edhe me të afërm të tij, mirëpo askush nuk di asgjë për fatin. Nuk dihet as vendndodhja e tij, ne nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të”, ka thënë Bullakaj për lajmi.net.

Ndërkaq miqtë e Remzi Shalës nuk kanë ndonjë informacion tjetër përpos faktit që i njëjti ka dalë jashtë territorit të Kosovës.