IKSHPK: Sonte asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

18.03.2020 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IKSHPK: Sonte asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka konfirmuar se sonte nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me korovavirus.

Në dhjetë ditët e fundit, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK testoi gjithsej 319 mostra të dyshimta nga të cilat 20 raste kanë rezultuar pozitive.

Derisa në qendrën e thirrjeve, IKShPK njofton se janë pranuar 2597 thirrje në total, ndërsa në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

IKShPK edhe njëherë bën thirrje që qytetarët të vetëizolohen si masë mbrojtëse kundër pandemisë së koronavirusit.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga IKShPK:

SONTE ASNJË RAST I KONFIRMUAR ME KORONAVIRUS!

Komunikatë për media

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Sonte me 18.03.2020 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 208.582 raste të COVID-19, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.894), Italia (31.506), Irani (17.361), përderisa janë raportuar 8.312 raste të vdekjes. Në BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar gjithsej 81.622 raste të COVID-19: Italia (31.506), Spanjë (13.716), Francë (7.730), Gjermani (9.877), Mbretëri të Bashkuar (1.950), Holandë (1.705), Belgjikë (1.486), Greqi (387), Serbi (83), Kroaci (81), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (31), Mal të zi (2 ).
Deri me 18 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.237), Italia me (2.503), Iran (1.135), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 3.454 raste të vdekjes : Itali (2.503), Spanjë (533), Francë (175), Mbretëri të Bashkuar (71), Gjermani (26), Belgjikë (10), Poloni (5), Greqi (5), Danimarkë (4), Norvegji (4), Austri (4), Bullgari (2), Irlandë (2), Luksemburg (2), Shqipëri (2), Hungari (1) dhe Turqi(1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Guvernatori Mehmeti prezantoi masat e BQK-së për tejkalimin me më pak dëme në ekonomi nga pandemia Covid 19

Guvernatori Mehmeti prezantoi masat e BQK-së për tejkalimin me më pak dëme në ekonomi nga pandemia Covid 19

KDI: Kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit

KDI: Kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit

Rrezik për “pandemi ekonomike”, pas tejkalimit të COVID-19

Rrezik për “pandemi ekonomike”, pas tejkalimit të COVID-19

27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

Reagon Bordi i Drejtorëve të Postës: U zgjodhëm me mbikëqyrjen e britanikëve, me Qeverinë shihemi në Gjykatë

Reagon Bordi i Drejtorëve të Postës: U zgjodhëm me mbikëqyrjen e britanikëve, me Qeverinë shihemi në Gjykatë

Këshilltari i CDU-së kategorik: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Këshilltari i CDU-së kategorik: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Serbia dhe Hungaria sytë kah Kina në kohë pandemie

Serbia dhe Hungaria sytë kah Kina në kohë pandemie

Haziri e falënderon kompaninë AR Katana për kontigjentin e katërt të ndihmave kundër Covid-19

Haziri e falënderon kompaninë AR Katana për kontigjentin e katërt të ndihmave kundër Covid-19

The Economist për Kosovën: Një vend jostabil u bë edhe më i pasigurt

The Economist për Kosovën: Një vend jostabil u bë edhe më i pasigurt

Pezullimi i qirave/ Hyn në fuqi akti i paralajmëruar nga Rama

Pezullimi i qirave/ Hyn në fuqi akti i paralajmëruar nga Rama

“BE i kërkon falje Italisë”/ Conte i përgjigjet Von der Leyen: Trego më shumë ambicie, guxim dhe unitet

“BE i kërkon falje Italisë”/ Conte i përgjigjet Von der Leyen: Trego më shumë ambicie, guxim dhe unitet

Hapen dyert drejt një krize tjetër politike në Kosovë

Hapen dyert drejt një krize tjetër politike në Kosovë

Një grua në gjendje të rëndë nga 43 të hospitalizuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive

Një grua në gjendje të rëndë nga 43 të hospitalizuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive

Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e fundit nga Covid-19

Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e fundit nga Covid-19

Konjufca liron nga detyra edhe rreth 35 diplomatë

Konjufca liron nga detyra edhe rreth 35 diplomatë

Parlamentarët evropianë përshëndesin heqjen e tarifave, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamentarët evropianë përshëndesin heqjen e tarifave, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën