IKSHPK-ja e mbingarkuar, pritet shpërndarja e aparaturave për testim nëpër spitale rajonale

30.06.2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IKSHPK-ja e mbingarkuar, pritet shpërndarja e aparaturave për testim nëpër spitale rajonale

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare është i vetmi që kryen testimin për koronavirus në Kosovë. Megjithatë, me rritjen e numrit të të infektuarve është mbingarkuar edhe ky institucion.

Për këtë Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë aparatura për testimin e personave të dyshuar se janë të infektuar me këtë virus edhe nëpër spitale rajonale.

Ministri Armend Zemaj ka thënë se janë duke parë mundësitë për blerjen edhe të disa aparaturave të tjera për nevojat e këtyre spitaleve, raporton KOHA.

Në këtë Institut janë 4 aparatura për kryerjen e këtyre analizave, dy prej të cilave janë donacion, njëri nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe tjetri nga Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore.

Megjithatë, dy institucione të tjera, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ofruar aparatet e tyre për shfrytëzim në rast të nevojës.

Në prill të këtij viti, përmes një komunikate, IKSHPK-ja ka thënë se është në proces të blerjes së katër aparateve për ekstraktim automatik të acideve nukleike, që është proces i rëndësishëm për testim.

Kjo do të bëhet përmes Zyrës së OBSH-së në Prishtinë dhe USAID-it. Si dhe 4 aparate Real Time PCR përmes zyrës së USAID-it dhe CDF-it.

Porse a janë blerë këto aparatura, IKSHPK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Pos kësaj, IKSHPK ka mungesë të resurseve humane. Aty punojnë vetëm 29 mikrobiologë.

Nevojat bazë, në situatë të zakonshme kërkojnë edhe 32 mikrobiologë të tjerë për nivelin qendror, si dhe për qendra rajonale të shëndetësisë publike.

Po ashtu, nevojiten edhe 29 specializantë për Mikrobiologji Klinike në SHSKUK./KOHANET/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 57 pacientë të tjerë

Edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 57 pacientë të tjerë

OKB: Sulmet siriane dhe ruse në Idlib përbëjnë krime lufte

OKB: Sulmet siriane dhe ruse në Idlib përbëjnë krime lufte

Zvicra e ka të vështirë t’i kontrollojë se a po e respektojnë izolimin të kthyerit nga vendet me rrezikshmëri nga COVID-19

Zvicra e ka të vështirë t’i kontrollojë se a po e respektojnë izolimin të kthyerit nga vendet me rrezikshmëri nga COVID-19

Rama pas takimit me opozitën: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus trepalësh

Rama pas takimit me opozitën: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus trepalësh

Bursat evropiane sërish në rënie

Bursat evropiane sërish në rënie

Autobusi bie nga ura dhe përfundon në ujë, të paktën 21 persona të vdekur e 15 të plagosur

Autobusi bie nga ura dhe përfundon në ujë, të paktën 21 persona të vdekur e 15 të plagosur

Selmanaj tregon se nga Franca nuk morën lajme të mira për vizat

Selmanaj tregon se nga Franca nuk morën lajme të mira për vizat

​Tahiri: Në kohën kur Kosova shpalli zero raste me Covid-19, rastet e Vushtrrisë ishin në pritje

​Tahiri: Në kohën kur Kosova shpalli zero raste me Covid-19, rastet e Vushtrrisë ishin në pritje

Mosha mesatare e pacientëve të infektuar me koronavirus në SHBA është ulur me 15 vite

Mosha mesatare e pacientëve të infektuar me koronavirus në SHBA është ulur me 15 vite

ShBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH

ShBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH

Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

Vuçiqi shpall një shtetrrethim të ri

Vuçiqi shpall një shtetrrethim të ri

Ministrja Besa Shahini befasohet nga dy mysafiret speciale në zyrën e saj

Ministrja Besa Shahini befasohet nga dy mysafiret speciale në zyrën e saj

Gashi: Pas Albinit, Vjosa do të ishte e duhura për udhëheqje

Gashi: Pas Albinit, Vjosa do të ishte e duhura për udhëheqje

Dyzet e dy anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

Dyzet e dy anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

Katër komunat e veriut hyjnë në karantinë

Katër komunat e veriut hyjnë në karantinë