IKSHPK apelon për kujdes nga rriqrat: Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe

E publikuar: 06/07/2020 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga muaji shkurt i vitit të kaluar deri më 5 korrik të këtij viti janë raportuar gjithsej 2 mijë e 80 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.

Siç kanë bërë të ditur Instituti, Komuna e Malishevës ka bërë dezinfektim selektiv në asgjësimin e rriqrave.