IKSHPK: 81 pacientë të shëruar, 122 raste të reja pozitive me Covid-19

29.06.2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IKSHPK: 81 pacientë të shëruar, 122 raste të reja pozitive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot janë shëruar 81 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Sot më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.799 raste nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1.244.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR TË SHPËTUAR JETË, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


IKSHPK: 81 pacientë të shëruar, 122 raste të reja pozitive me Covid-19

IKSHPK: 81 pacientë të shëruar, 122 raste të reja pozitive me Covid-19

Vdes nga Covid-19 mjeku i njohur? Reagon Manastirliu: Ja si qëndron e vërteta

Vdes nga Covid-19 mjeku i njohur? Reagon Manastirliu: Ja si qëndron e vërteta

MASH-i shqyrton rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë në shtator

MASH-i shqyrton rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë në shtator

Ministri Abrashi tha se punimet në rrugën Herticë – Xehrore do të zhvillohen me dinamikën e paraparë

Ministri Abrashi tha se punimet në rrugën Herticë – Xehrore do të zhvillohen me dinamikën e paraparë

Fjalimi i presidentit Thaçi

Fjalimi i presidentit Thaçi

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj rezulton pozitiv me Covid-19

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj rezulton pozitiv me Covid-19

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 59 numri i të vdekurve

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 59 numri i të vdekurve

Avdullah Hoti paralajmron vizitë në Shqipëri

Avdullah Hoti paralajmron vizitë në Shqipëri

Familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë

Familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë

Njoftimi i fundit i Presidencës, Thaçi nuk u lë hapësirë gazetarëve për pyetje

Njoftimi i fundit i Presidencës, Thaçi nuk u lë hapësirë gazetarëve për pyetje

Presidenti Thaçi pret në takim Kryeministrin Rama

Presidenti Thaçi pret në takim Kryeministrin Rama

Hoti: Do ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë për marrëveshje të përhershme me njohjen në mes dy vendeve

Hoti: Do ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë për marrëveshje të përhershme me njohjen në mes dy vendeve

Komunat veriore të vendit i kthejnë masat e kufizimit

Komunat veriore të vendit i kthejnë masat e kufizimit

Covid-19, Prishtina me 444 raste aktive

Covid-19, Prishtina me 444 raste aktive

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Ministri Krasniqi bisedë virtuale me ambasadorin Kosnett, biseduan për rimëkëmbjen eknomike

Ministri Krasniqi bisedë virtuale me ambasadorin Kosnett, biseduan për rimëkëmbjen eknomike