IKSHP: Po vazhdon të përhapet gripi sezonal

13.01.2020 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IKSHP: Po vazhdon të përhapet gripi sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gripi sezonal ka shtuar intensitetin.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, prej 01 tetori 2019 deri më 5 janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 109 mostra të dyshimta në Grip, prej të cilave 9 mostra kanë rezultuar pozitive në grip A dhe një pozitive në grip B, transmeton Telegrafi.

“Në Klinikën Infektive- SHSKUK prej 1 tetorit deri sot janë të hospitalizuar janë hospitalizuar 349 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 15 raste me Dg. ILI dhe 13 raste me Dg.SARI.

Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritët niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga gripi.

Njoftimi i plotë:

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj.

Prej 01 tetor 2019 deri më 05 Janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në Grip, 2931 raste Infeksione respiratore akute dhe 13 raste me Infeksion të rëndë respirator akut.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.
Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës dhe Prizrenit, por nuk kalon pragun epidemik.
Prej 01 tetor 2019 deri më 5 Janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 109 mostra të dyshimta në Grip, prej të cilave 9 mostra kanë rezultuar positive në grip A dhe një pozitive në grip B.
Në Klinikën Infektive- SHSKUK prej 1 tetorit deri sot janë të hospitalizuar janë hospitalizuar 349 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 15 raste me Dg. ILI dhe 13 raste me Dg.SARI

Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal.

Si të mbroni veten dhe të tjerët:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.
• Të redukohet numri i vizitave të familjareve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve
• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.
• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara
• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi
• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik

E drejta e juaj është ta mbroni shëndetin tuaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të Gripit dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Covid-19 në botë: 608 mijë viktima dhe 14,6 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 608 mijë viktima dhe 14,6 milion të infektuar

51 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

51 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë, ky është orari për të gjitha lagjet

Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë, ky është orari për të gjitha lagjet

Punonjësja e seksit me koronavirus, kryebashkiaku apel klientëve të saj: Tregojuni grave, edhe nëse ju përzënë nga shtëpia

Punonjësja e seksit me koronavirus, kryebashkiaku apel klientëve të saj: Tregojuni grave, edhe nëse ju përzënë nga shtëpia

Viola von Cramon i reagon Ischingerit për vizat ndaj Kosovës

Viola von Cramon i reagon Ischingerit për vizat ndaj Kosovës

Virusi nga Wuhan nuk është i njëjtë me versionin aktual

Virusi nga Wuhan nuk është i njëjtë me versionin aktual

Virologu: Vala e dytë e koronavirusit do jetë serioze, bota do ndahet në dy grupe

Virologu: Vala e dytë e koronavirusit do jetë serioze, bota do ndahet në dy grupe

Haradinaj-Stublla përkrah Hotin në dialogun me Serbinë

Haradinaj-Stublla përkrah Hotin në dialogun me Serbinë

Ahmeti jep detaje rreth mundësisë së testimit serologjik në Prishtinë

Ahmeti jep detaje rreth mundësisë së testimit serologjik në Prishtinë

​Ischinger kërkon heqjen e vizave për Kosovën

​Ischinger kërkon heqjen e vizave për Kosovën

2632 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me vendet e rajonit

2632 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me vendet e rajonit

Basha për vizitë dyditore në Kosovë

Basha për vizitë dyditore në Kosovë

Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

​BE negocion kontrata për furnizimin e vaksinës me pesë prodhues

​BE negocion kontrata për furnizimin e vaksinës me pesë prodhues

Trump thotë se nuk e di nëse do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale

Trump thotë se nuk e di nëse do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale

​Bilanci i viktimave nga COVID-19 në botë tejkalon 600.000

​Bilanci i viktimave nga COVID-19 në botë tejkalon 600.000