Ikën për Itali bashkë me djalin, babai kthehet i vetëm

E publikuar: 17/11/2017 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka referuar në Prokurori materialet procedurale ndaj një babai nga Sukthi i Durrësit, pasi ka braktisur djalin e tij në Itali.

45-vjeçari me inicialet I. I., ka dalë nga pika kufitare e Muriqanit më 14 tetor të këtij së bashku me djalin 16-vjeçar B. I., dhe ka shkuar në vendin fqinj.

Aty ai e ka braktisur në rrethana që nuk specifikohen dhe më pas është kthyer sërish në Shqipëri vetëm.

Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme më datë 16 nëntor, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për 45-vjeçarin nga Sukthi i Ri.