IHMK: Moti për ditën e nesërme

E publikuar: 25/07/2020 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar që gjatë ditës së nesërme do të ketë mot me diell, vranësira të paqëndrueshme si dhe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh vende-vende.

Ky është njoftimi i plotë i IHMK-së:

Dita e diell do të filloj me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius.