iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung

E publikuar: 26/04/2019 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Galaxy Fold nuk do të debutojë brenda datës së parashikuar ndërsa Samsung ka filluar hetimet ndaj disa njësive dërguar për analistët e mediave.

Pak ditë më parë iFixit bëri atë që di të bëjë më të mirë, të çmontojë telefonë dhe pajisje për të zbuluar çfarë fshihet në brendësi të tyre.

Megjithatë ditën e Enjte ata u detyruan të tërhiqni artikullin e çmontimit të Galaxy Fold. Zakonisht ato blejnë telefonë në mënyrë që ti çmontojnë për këtë të fundit e kishin marrë nga një palë e tretë.

Samsung kishte kërkuar nga partneri i besueshëm i cili kishte dhënë telefonin iFixit të kërkonte heqjen e çmontimit të Galaxy Fold.

Edhe pse iFixit bëri rezistencë fillimisht, më pas mësohet të ketë pranuar heqjen e çmontimit. iFixit e quajti telefonit shumë delikat.

Nuk dihet çfarë Samsung do të bëjë saktësisht për të adresuar këtë dobësi të Galaxy Fold e as se kur do të debutojë. Një gjë është e qartë se kompania nuk dëshiron të ekspozojë problemet e as sekretet përpara se të dalë në shitje. /PCWorld Albanian