Idrizi e quan Bahtirin injorant, thotë se i ka punësuar kushërinjtë e tij

E publikuar: 03/11/2017 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për Kryetare të Mitrovicës nga PDK-ja, Valdete Idrizi, ka akuzuar kryetarin aktual, Agim Bahtirin ,se ka shkarkuar pesë drejtorë dhe se ka punësuar kushërinjët e tij, njofton Klan Kosova.

“E tmerrshme që Mitrovica vazhdon të jetë një prej qyteteve më të ndotura”, tha Idrizi në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.

Ajo tha se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e menaxhimit shumnë të keq, duke u ankuar se në shumë lagje të Mitrovicës nuk ka kontejnerë fare.

Ndër masat që Idrizi synon t’i ndërmarrë është funksionalizimi i Unitetit, përcaktimi i lokacioneve dhe deponive për mbetjet e ngurta, ndërtimi i fabrikës për ujëra të zeza dhe rehabilitimin e të gjithë shtretërve të lumenjve.

Tutje, Idrizi akuzoi Kryetarin aktual të Mitrovicës që po rikandidon për këtë post, Agim Bahtirin, se i ka shkarkuar pesë drejtorë dhe se i ka marrë kushërinjtë e tij.

“Pesë drejtorë i keni shkarkuar”, i tha Idrizi Bahtirit.

“I keni marrë kushërinjtë tuaj”.

Përgjatë debatit, Idrizi e quajti injorant Bahtirin, dhe më pas u ankua se ai i kishte thënë asaj se është e padijshme dhe se nuk ka lidhje me kokë.