Identifikohen sulmuesit e Londrës, ja cilit vend i përkisnin ata

E publikuar: 05/06/2017 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka identifikuar dy sulmuesit të cilët sulmuan me makinë këmbësorëve në Londër në natën e së shtunës, janë të njohur si Kurama Bata dhe Rashid Reduan.

Policia pretendojnë se Kurama Bata më nënshtetësi britanike ka lindur në Pakistan, ndërsa Reduan është nga Maroku me origjinë libiane, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Bata ishte i njohur më parë në polici dhe MI5, por nuk kishte prova se ishte në përgatitje të ndonjë sulmi.

Ndërkaq identiteti i sulmuesit të tretë nuk u zbulua, nuk u zbulua nga policia.

Sulmi ka ndodhur në natën mes të shtunës dhe të dielës në qendër të Londrës, kur një kombi tansporter hyri në trotuarin e London Bridge dhe filloi të shkel kalimtarët.

Sulmuesit pastaj me thika kanë sulmuar kalimtarët në tregut Borough.

Sulmi ndodhi disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Britani të Madhe, të cilat janë planifikuar të enjten, 8 qershor.