Idenë e ndryshimit të kufijve e mban në jetë mosdeklarimi i SHBA-së kundër saj

E publikuar: 09/05/2019 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ideja e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka vdekur në Samitin e Berlinit, i cili më 29 prill tuboi liderët e Ballkanit Perëndimor nën mikpritjen e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez Emanuel Macron, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, kjo ide vazhdon të mbetet ende si opsion, sidomos në diskursin publik.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se kjo po ndodh edhe për faktin që ende nuk ka një qëndrim të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se e kundërshton idenë e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje të mundshme për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vetë fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura edhe për këtë ide, që të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe nëse palët merren vesh, është në rregull për ta, na tregon se ideja nuk ka vdekur. Për më shumë as në Samitin e Berlinit ne nuk patëm një deklaratë eksplicite ose kundërshtime eksplicite për këtë ide”.

Çështja e idesë së ndryshimit të kufirit, ka qenë temë, e cila është përfolur gjatë kësaj jave nga krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, por nga pikëpamje të kundërta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që thotë se përmes lëvizjes së kufijve ose korrigjimit të kufijve, mund të arrihet paqja, ai e di që me këtë vetëm arrihet lufta dhe tragjeditë. Të enjten, ai ka theksuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është hequr prej adresës, e cila ka mundur ta befasojë Kosovën me një marrëveshje të keqe.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.