Ideja për partneritet special me BE-në nxit debat në Maqedoninë e Veriut

28.10.2019 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ideja për partneritet special me BE-në nxit debat në Maqedoninë e Veriut

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë qëndrime të ndryshme sa i përket ideve alternative, lidhur me një “partneritet special” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, në vend të anëtarësimit të plotë të tyre në bllokun evropian.

Këto ide kanë dalë në opinion pas dështimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të marrin datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Jeton Shasivari, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e lirë thekson se për Maqedoninë e Veriut nuk guxon të ketë asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO. Në të kundërtën, shton ai, vendi mund të përfshihe në plane të padefinuara dhe të rrezikshme të forcave më të mëdha të rajonit.

“Çfarë do lloj iniciative, apo alternativë të llojit të një partneriteti tjetër si kompensim për integrimin në BE për tërë vendet e rajonit, ka gjasa serioze dhe reale që Maqedoninë e Veriut ta përfshijë në ndonjë qëllim ose në disa plane të padefinuar të fuqive të mëdha në këtë regjion, të cilat shumë mund ta dëmtojnë Maqedoninë e Veriut edhe si shtet po edhe si shoqëri. Kjo, veçanërisht kur kemi parasysh që iniciativat e tilla ose partneritet e tilla thjesht në esencë kanë një dozë të madhe të populizmit dhe në vete nuk kanë koncepte të qarta për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thotë Shasivari.

Expose: BE-ja nuk është serioze me zgjerimin

Për dallim nga ai, Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtare, vlerëson se nuk është ide e keqe që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e një lloj partneriteti special në vend të anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar se të paktën këto vende do të përfitonin diçka nga blloku.

Ai thekson se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë ofertën që ia ofron Brukseli.

“Nëse faktori ndërkombëtar, veçanërisht Franca si shtet mbetet në qëndrimin se për një kohë të gjatë nuk do të ketë zgjerim të BE, atëherë kjo mbetet si alternativë. Është e kuptueshme se të gjitha forcat politike në Maqedoninë e Veriut, qartë kanë theksuar se mbeten në përcaktimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Por, nëse nuk ka alternativë tjetër, atëherë duhet të hapet debate edhe për një mundësi që mbase zyrtarisht ende askush nuk e ka theksuar, por për këtë opinion duhet të njoftohet drejtë”, thekson Kërzhallovski.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka theksuar se për të nuk është e pranueshme asnjë alternativë tjetër përpos anëtarësimit të plotë të shtetit në BE, duke hedhur poshtë njoftimet se Brukseli po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës.

“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit,   Presidenti Thaçi merr pjesë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti Thaçi merr pjesë

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Polemika rreth Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave në Maqedoninë e V

Polemika rreth Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave në Maqedoninë e V

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)