iCub, roboti fëmijë është gati të debutojë në shoqëri

E publikuar: 23/12/2017 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roboti fëmijë iCub, i aftë të mësojë në mënyrë të ngjashme si njeriu, ka lindur në Institutin italian të teknologjisë së Genova-s dhe është bërë një pikë referimi për kërkimet mbi inteligjencën artificiale, sot i pranishëm në 36 laboratorë në të gjithë botën.

Ai po përgatitet që të “debutojë” në shoqëri, për të ofruar ndihmën e tij për trajtimin e fëmijëve me autizëm deri në mbikëqyrjen në qendrat tregtare.

Këtë e bën të ditur Giorgio Metta, zv.drejtor në iCub Facility, në një artikull të Science Robotics.

“Në artikullin tonë, nënvizojmë atë që kemi mësuar deri më tani duke punuar në ndërtimin e një komuniteti robotësh Open Source. Mesazhi i parë është që kërkuesin kanë nevojë për një platformë standarde për kërkimin në robotikën humanoide. Ripërdorimi i software të krijuar nga të tjerët, përsëritja e eksperimenteve janë elemente të rëndësishme në kërkimin mbi robotikën.

Platforma standarde është një mundësi” – deklaroi Giorgio Meta, zv.drejtor shkencor në Institutin Italian të Teknologjisë (IIT) dhe koordinator i iClub Facility. Mesazhi i dytë është që zhvillimi njëkohësisht i hardware dhe software është i rëndësishëm për të qenë koherent”, thotë Giorgio Metta.

iCub ka lindur në vitin 2004, si pjesë e një projekti europian të koordinuar nga IIT. iCub ka shtatin e një fëmije 5 vjeç, i gjatë 104 centimetra dhe peshon 29 kilogramë, di të ecë, të ulet, të ndërveprojë fizikisht në një ambient dhe të njohë objektet.

Përgjatë viteve, iCub ka ndryshuar në tre versione (iCub 1.0, iCub 2.0 dhe iCub 3.0) në të cilat janë integruar rezultatet në kërkimin në fushën e inteligjencës artificiale. /Monitor