ICT Awards në bashkëpunim me Aftësi për Punë S4J organizoi në Lezhë Bootkampin ICTS

E publikuar: 18/03/2019 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e tretë e takimeve informative që po mbahen nga ekipi organizativ në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards në kërkim të talenteve dhe kreativitetit shqipfolës u përmbyll gjatë fundjavës me një aktivitet ndryshe.

Ditën e Premte përfaqësuesit e garës udhëtuan për herë të parë drejt qytetit të Lezhës dhe Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” ku gjetën plot pasion dhe frymëzim.

Fëmijët e talentuar dhe mësuesit e pasionuar nën drejtimin e Bardh Dedgjonaj lanë mbresa pozitive dhe demonstruan një potencial premtues që kjo shkollë fshihte.

Takimi erdhi falë një memorandumi bashkëpunimi nënshkruar mes ICT Awards, Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” dhe Aftësi për Punë S4J i cili vendos themelet e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të frytshëm.

Dy ditë më pas ekipi i ICT Awards u rikthye përsëri në Lezhë për të organizuar Bootkampin ICTS me të rinj të qytetit të Lezhës, profesorë dhe drejtues nga shkolla Kolin Gjoka.

Tema kryesore e këtij Bootkampi ishte pasioni për teknologjinë dhe sipërmarrjen. Këtij aktiviteti ju bashkuan edhe stafi i ICTSlab, aktorë të ekosistemit si Tomi Kallanxhi dhe Driton Musolli, duke e shndërruar të Dielën në një ditë plot dinamikë dhe të paharrueshme për të gjithë ata që morën pjesë.

Ngjarja e dërgoi numrin e aktiviteve të mbajtura vetëm javën e kaluar në 10 të tilla. Filluam me takime në Maqedoni, konkretisht Shkup dhe Tetovë, për të vizituar në ditët në vazhdim Kosovën Lindore dhe Preshevën, më pas Prizrenin ndërsa në Tiranë vijuan takimet nëpër shkolla, universitete e qendra.

Kanë ngelur vetëm 14 ditë nga afati i fundit i aplikimeve dhe thirrja e ICT Awards nuk ndalet.

Më 20 Mars ICT Awards do të takohet me studentët e shkëlqyer të Universitetit Politeknik të Tiranës në orën 12:00. Ditën e Enjte në bashkëpunim me Open Data Kosovo, ICT Awards organizon për të disatin vit me radhë sesionin informativ me komunitetin e tkenologjisë në Prishtinë.

Për më shumë informacion rreth zhvillimeve të fundit të edicionit të 7-të të ICT Awards ju ftojmë të ndiqni faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ose të na vizitoni përmes uebsajtit www.ictawards.org.

Ky edicioni shpalli të hapur garën më 6 Shkurt në 7 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Aplikimi mund të kryhet vetëm formatin online nga uebsajti. /ICTAwards.org