ICSI i dhuroi Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një donacion

E publikuar: 13/01/2016 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata jo-qeveritare ICSI (Qendra Inovative për Përmirësim të Mirëqenies) i dhuroi Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një donacion me inventar spitalor, kryesisht shtretër bashkëkohor dhe praktik për nevoja të pacientëve.
Në një komunikatë për media thuhet se donacioni u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbuluar koston e transportit të inventarit nga spitali Herz Jesu Krankenhaus i Vjenës së Austrisë.

Donacioni përmban shtretër, bashkë me dyshekët për ta, dollapë për korridore e gardërobë, dollapë për gardërobë të pacientëve, komplet dhoma të infermierëve, etj.

Donacioni i është dorëzuar të martën mbrëma Klinikës Infektive në QKUK.