Icardi reagon me një thënie pas heqjes së shiritit të kapitenit: Më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë

E publikuar: 15/02/2019 02:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi ka qenë kapiten i Interit deri para dy ditësh.

Por klubi italian ka marrë vendim që t’ia heqë shiritin e kapitenit argjentinasit për ta kaluar atë te portieri Samir Handanovic.

Sulmuesi argjentinas nuk pranoi të grumbullohej për ndeshjen e Ligës së Evropës që Interi e fitoi në udhëtim te Rapid Wiena.

Por pas asaj ngjarje Icardi më në fund ka reaguar në rrjetet sociale me një thënie nga Mark Twain.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Është më mirë të mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë, se sa ta hapësh atë dhe të heqësh të gjitha dyshimet”, ka shkruar Icardi.

25-vjeçari edhe pse nuk luajti në ndeshje ndaj Rapidit ai ka qenë prezent në stërvitjen e Interit me pjesën tjetër të lojtarëve të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë takim.

Icardi e ka përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës nga shtëpia dhe ka reaguar në InstaStory duke e uruar Lautaro Martinezin për golin e shënuar.

Mediat italiane kanë raportuar se Interi është duke kërkuar një skuadër që do ta paguaj klauzolën e tij prej 110 milionë eurove. /Telegrafi/