Icardi: Për rinovim pyesni drejtuesit, jam interesit, por nuk jam Totti

E publikuar: 20/03/2018 03:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi është rikthyer më i fortë se kurrë pas dëmtimit, duke shënuar katër  herë në ndeshjen me Sampdorian.

Ai ka gjetur golin e 100-të me fanellën e Interit.

Për të ka interesim të madh nga shumë klube, ku Real Madridi mbetet më kye të tyre.

“Për rinovimin duhet të pyesni drejtuesit, pasi ata e dinë fare mirë se çfarë dua unë. Jam tifoz me Interin dhe dua të fitoj me këtë fanellë, por nuk jam Francesco Totti”.

Icardi ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

“110 milionë janë pak? Ndoshta po, por unë dua të rri gjatë këtu dhe të fitoj me fanellën e Interit, ndaj nuk dua të mendoj për vlerën e klauzolës”, ka thënë Icardi.

Sulmuesi argjentinas tregoi se Massimo Moratti ishte i pari që e vlerësoi.

“Moratti besoi shumë te unë, duke më sjellë te Interi kur isha vetëm 19 vjeç dhe sapo kisha shënuar golat e parë në Serie A”.

Mauro Icardi (Getty Images)

“Ta vesh fanellën zikaltër është një kënaqësi, ndërsa të mbaj edhe shiritin e kapitenit, është përgjegjësi dhe motivim akoma më i madh”.

“Mendoj se kam personalitetin e duhur për të bërë kapitenin, por mbi të gjitha, më ndihmon fakti që jam zikaltër”, ka thënë sulmuesi i Interit. /Telegrafi/