Icardi në Madrid? Figo nuk e miraton këtë transferim

E publikuar: 15/01/2018 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Figo shpreson se Icardi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit.
Kriza e thellë që e ka kapluar Real Madridin ka bërë që të kërkojë lojtarë të rinj dhe premtues nëpër skuadrat më të mira Evropiane.

Ai që ka rënë në sy është Mauro Icardi i Interit, për të cilin mediat spanjolle e italiane raportojnë se Reali do të ofrojë 100 milionë euro.

Por, Figo, që ka luajtur edhe për Realin edhe për Interin, nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transferim.

“Icardi në Madrid? Është e qartë që nuk do të ishte aspak e mirë për Interin ose futbollin italian që të humbasë lojtarë të mëdhenj”, u shpreh Figo për Corriere della Sera.

“Por, klubet kanë politikat dhe projektet e tyre, kështu që vet Interi do të vendosë çfarë të bëjë”, shtoi portugezi. /Gazeta Express/