Icardi: Goli në minutën e 93-të e bën fitoren edhe më të bukur, e merituam

E publikuar: 22/10/2018 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi i dha fitoren Interit në derbi ndaj Milanit, duke ia mundësuar fitoren e shtatë radhazi në të gjitha garat skuadrës zikaltër.

Argjentinasi shënoi golin e vetëm në takim dhe tani ai shpreson që skuadra e tij të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

“Derbit duhet të fitohen, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Kemi pasur shanset, kemi goditur shtyllën, një gol na është anuluar, pra e kemi merituar të fitojmë për atë që kemi treguar në 90 minuta”.

Festa e fitores përballë tifozëve në Giuseppe Meazza (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Të fitosh në këtë mënyrë në minutën e 93-të, të bën ta shijosh fitoren më shumë”.

“Duhet të vazhdojmë kështu. E kam thënë se Interi duhet të fitojë për këta tifozë fantastikë në San Siro, ne duhet të mësohemi të fitojmë vazhdimisht dhe t’i bëjmë fitore shprehi”.

“Varet nga ne të gjejmë vazhdimësinë dhe në fund të sezonit do të shikojmë se ku jemi. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të ngjitemi lartë me fitore”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për potencialin në skuadrën tonë dhe se mund të përballemi me të gjithë”, ka thënë Icardi në fund për Sport Italia duke iu referuar ndeshjes kundër Barcelonë të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/