Icardi: Është e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur

E publikuar: 30/10/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka qenë vendimtar në fitoren e zikaltërve ndaj Lazios.

Në fitoren 0-3 argjentinasi shënoi dy gola, duke ia mundësuar kështu skuadrës së Luciano Spallettit fitoren e gjashtë radhazi.

“Po kaloj në një periudhë të mirë me Interin. Ne po luajmë mirë, përveç ndeshjes kundër Barcelonës dhe ne duam të bëjmë më mirë”, ka thënë sulmuesi për Sky Sport Italia.

Mauro Icardi duke festuar një nga golat e tij së bashku me bashkëlojtarët (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk jemi anti-Juventus, pasi jemi pak larg për të arritur atë që ata e kanë bërë në vitet e fundit, por ne jemi të lumtur me atë që po bëjmë. Jemi në rrugën e mirë dhe duam të vazhdojmë”.

“Skuadra po përmirësohet, po punojmë që të përmirësohemi dhe të luajmë me topin dhe sot ia kemi dal mirë”

“Është e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur”, ka shtuar Icardi.

Ndeshja e ardhshme është kundër Genoas. /Telegrafi/