Icardi e festoi het-trikun duke e imituar Messin (Foto/Video)

E publikuar: 16/10/2017 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi e fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 3-2 dhe kjo falë golave të Mauro Icardit.

Argjentinasi shënoi tre gola dhe në momentin që kompletoi het-triku festoi në një mënyrë që e kemi parë më parë, por jo tek ai.

Icardi e imitoi festimin e famshëm të Lionel Messit në El Clasico ndaj Barcelonë.

Kjo duke ia drejtuar fanellën e tij tifozëve, duke treguar se kush është njeriu i momenti.

E bukura është se edhe Messi e festonte golin e epërsisë për 3-2

Tani Mauro ka nëntë gola në Serie A në tetë takime.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit. Por, lajmi i mirë për zikaltrit është se napolitanët në mesjavë do luajnë në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Vlen të theksohet se lojtari që ka asistuar më së shumti Icardin te Interi është Ivan Perisic, plot 13 herë që kur luajnë së bashku.  /Telegrafi/