Icardi drejt operimit dhe largimit në fund të sezonit, Interi ka tri alternativa për ta zëvendësuar?

E publikuar: 24/02/2019 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi po përgatitet të shtyjë drejt një operimi në vend se të luajë me dhimbje për Interin, kështu që zikaltërit janë drejtuar rreth alternativave si Edin Dzeko, Romelu Lukaku ose Duvan Zapata për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit Corriera dello Sport, është e mundur se Icardi ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Interit.

Inflamacioni i gjurit nuk shfaq menjëherë pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit, por më tepër ai ndihej i tradhtuar nga klubi dhe vendosi të kujdeset për veten, para së gjithash.

Pas disa muajve të luajtur me injeksione ‘vrasëse’, Maurito ka vendosur të qëndroj jashtë fushave dhe do t’i nënshtrohej trajtimit derisa të shërohet plotësisht.

Icardi dhe Interi kanë krisur raportet (Foto: Inter/Twitter)

Në përputhje me stafin mjekësor të Interit, ai do të jetë në tavolinën e trajtimit të paktën deri më 7 Mars, pastaj gjuri do të vlerësohet përsëri.

Nëse nuk është shëruar plotësisht, mund të ketë një operacion për të zgjidhur çështjen një herë e përgjithmonë, gjë që do t’i jepte fund në mënyrë efektive sezonin e tij – dhe karrierës me Interin.

Ndërkohë, klubi tashmë është në kërkim të së ardhmes me dy emra që qëndrojnë në veçanti: belgu i Manchester Unitedit, Romelo Lukaku dhe sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata.

Në anën tjetër, Gazzetta dello Sport ka përmendur një ofertë të Interit për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko. /Telegrafi/