Ibrahimovic: Secili lojtar i Suedisë të marrë nga një Top të Artë

E publikuar: 08/07/2018 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzistoi zhgënjim në kampion e Suedisë pas eliminimit nga Anglia, por Zlatan Ibrahimovic ka përgëzuar lojtarët për arritjen.

Suedia u largua nga Botërori pas humbjes prej 2-0 nga Anglia që tash përballet me Kroacinë në gjysmëfinale.

Por, Suedia ka tejkaluar pritjet dhe pa shërbimet e Ibrahimovicit, i cili personalisht ishte i impresionuar nga puna e ekipit të drejtuar nga Jane Andersson.

“Secili lojtar i Suedisë duhet të marrë nga një Top të Artë”.

“Ajo që ata bënë do të kujtohet përgjithmonë. Ju faleminderit për spektaklin”, u shpreh Ibrahimovic.

Edhe Rooney hyri në diskutim me yllin suedez duke thënë se nëse ai ka nevojë për të biseduar pas ndeshjes ai është i gatshëm ta dëgjojë.

Po ashtu, Ibra në InstaStory e ka pranuar bastin e humbur me David Beckham duke konfirmuar se do të shkojë në një ndeshje të Anglisë në Ëembley me fanellë të Anglisë. /Telegrafi/