Ibrahimovic: Refuzova 100 milionë dollar nga Kina

E publikuar: 03/05/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic e ka zbuluar në një intervistë, ofertën prej 100 milionë dollarë që kishte ardhur nga Kina,or e refuzoi për Los Angeles Galaxyn.

Sulmuesi 36-vjeçar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.

Ai ka thënë që paraja nuk është gjithçka për të.

Ibrahimovic (Foto: Ibrahimovic/Twitter)

“është e vërtetë. Kisha shumë oferta, njëra prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles”.

“Sfida ime ishte Los Ageles Galaxy dhe isha rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub”,

Gazetari e pyeti se si është  mundur që ka refuzuar 100 milionë dollar.

Ibrahimovic ia siguroi fitoren skuadrës së tij (Foto: LA Galaxy/Twitter)

“Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht që ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja”, deklaroi Ibra.

Suedezi ka filluar të lërë shenjë menjëherë në futbollin amerikan. /Telegrafi/