Ibrahimovic: Milani më do, nuk ka asnjë sekret

E publikuar: 23/11/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç ka konfirmuar se mund të rikthehet te Milani në janar dhe tanimë nuk ka asnjë sekret.

Raportet e mediave thanë të enjten se Ibrahimovic kishte rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore me Milanin me vlerë 2.2 milionë euro.

Për këtë u pyet edhe sulmuesi suedez, i cili deklaroi për media se ka interesim nga Rossonerët dhe rikthimi i tij mund të ndodh.

“Ka interes, por unë do të jem mirë duke kaluar një tjetër vit në LA”, ka thënë fillimisht për Vanity Fair.

“Nuk është sekret se i pëlqej Milanit. Kisha dy vite të mrekullueshme atje dhe nuk desha të largohesha, por më detyruan të shkoj në Paris”.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Ne fituam shumë gjëra, përfundova si golashënuesi më i mirë në një klub të madh me një atmosferë të mrekullueshme”.

“Ata ishin një grup i pabesueshëm lojtarësh, me të cilët unë kam qenë me fat që kam luajtur dhe fituar. Dhe e di se çfarë do të thotë të fitosh në Itali. Të fitosh është gjithçka”.

“Kam luajtur për tre klubet më të mëdha në Itali: Juventus, Milan dhe Inter. Milani më trajtoi mirë: kam ardhur nga Barcelona, ​​ku kam provuar trishtim, por Milani më ktheu buzëqeshjen. Doja t’ia shpaguaja ato”.

“Unë nuk do të them ‘jo’ dhe nuk do të them ‘po’. Ne do të shohim…”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/