Ibrahimoviç largohet nga United, transferohet në Amerikë

E publikuar: 16/12/2016 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimoviç pritet që në fund të këtij edicion të largohet nga Manchester United

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic mund të jetë duke e luajtur sezonin e parë dhe të fundit në Manchester United, ashtu siç e ka edhe në kontratë.

Sipas The Sun, Ibrahimovic në fund të këtij edicioni do të largohet nga Old Trafford për t’u transferuar në MLS te skuadra e LA Galaxy.

Ibrahimovic ka kontratë me Unitedin deri në fund të edicionit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër dhe Mourinho ka shprehur dëshirën e tij që suedezi të qëndrojë edhe më gjatë./IndeksOnline/