Ibrahimovic drejt LA Galaxy?

E publikuar: 17/12/2016 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk do të vazhdojë kontratën edhe për një vjet tjetër në Manchester United.Mediat angleze shkruajnë së sulmuesi suedez kërkohet nga klubi amerikan, LA Galaxy.

Ibrahimovic, i cili në fund të karrierës së tij, edhe verën që lamë pas, ishte i lidhur me transferimin në Amerikë, por ish-ylli i PSG-së vendosi që t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Megjithatë, suedezi duket se verën që vjen do të “fluturojë” drejt Amerikës, dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë klubi amerikan, LA Galaxy, klub në të cilin më parë ka luajtur David Beckham.