Ibrahimovic befason të gjithë

E publikuar: 19/12/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se mund të luajë futboll deri në moshën 50 vjeçare
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është duke shkëlqyer me Manchester Unitedin edhe pse mbi supe ka 35 vite.

Por, ish sulmuesi i skuadrave më të mëdha në Evropë beson se ai mund të vazhdojë të luajë derisa në moshën 50 vjeçare.

“Ndihem i lumtur, ndihem mirë. Edhe pse unë jam 35 vjeç, në mendjen time unë jam 20. Unë mendoj se unë mund të luaj deri në moshën 50 vjeçare”, ka deklaruar Ibra.

“Vjetët shkoj, unë jam çdo herë më i mirë si vera e kuqe! Ju pëlqen vera e kuqe? Unë jam një shembull i përkryer i kësaj”, ka theksuar gjiganti me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. /Express/