Ia vlen të shikohet përsëri: Driblimi mjeshtëror i Griezmannit që e bëri Piquen të duket si një amator (Video)

E publikuar: 15/10/2017 01:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbit gjithmonë prodhojnë momente të bukura, të cilat kujtohen për shumë e shumë javë.

E tillë ishte edhe ajo e Antoine Griezmann në takimin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Momenti kur filloi aksioni…

Francezi me një lëvizje mbresëlënëse në minutën e nëntë turpëroi Gerard Piquen.

Ylli i Atleticos shfrytëzoi një gabim në dalje të skuadrës së Barçës dhe kjo e vendosi atë drejtpërdrejt me mbrojtësin spanjoll, i cili në fund u dorëzua këndshëm para magjisë së Griezmannit.

Por, në fund sulmuesi francez nuk arriti të shënojë, kjo pasi portieri Andre Ter Stegen bëri një pritje të bukur.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa golat u shënuan nga Saul dhe Luis Suarez. /Telegrafi/