I vogli i antilopës qëndron afër leopardit, duke e ngatërruar me nënën e tij – gjithçka shkon në rregull, derisa tenton të largohet prej tij (Video)

E publikuar: 06/02/2019 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti i pabesueshëm kur një i vogël i një antilope sillet vërdallë një leopardi, ndoshta duke e ngatërruar atë me nënën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i vogli i antilopës që ishte ende i lagur nga lindja dhe në mënyrë të mahnitshme, leopardi mashkull duket të jetë aq i tronditur nga sjellja e të voglit që e lëpinte atë disa herë.

Videoja tregon se të dy u njohën për një çast, para se i vogli të kuptojë rrezikun dhe fillon të largohet – duke vulosur fatin e vet.

Njeriu i cili ka filmuar këto skena të mahnitshme në Afrikën e Jugut beson faktin se mos përpjekja e të voglit për të ikur ka shuar instinktin vrasës të leopardit.

Darren Muller, 32 vjeç, tha: “Kam lexuar për raste të rralla kur një mace e madhe femër miqësohet me një fëmijë, por kurrë nuk kam dëgjuar për një leopard që e bën këtë”. /Telegrafi/