I vjen fundi makthit të Tiranës, fiton pas 6 vitesh kundër Partizanit

E publikuar: 13/12/2019 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air Albania Stadium”.

Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë ku shënuan që në minutën e 8 me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi vetëm 3 minuta më pas.

Goli i fitores u shënua nga Kobinah në minutën e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës.

Në stadium ishin rreth 20 mijë të pranishëm.

Pas 15 javësh Partizani ndodhet në vendin e parë me 25 pikë ndërsa Tirana ndodhet në kuotën e 22 pikëve dhe është në vendin e pestë./tch/