I verbri që ka fobi qentë, udhëzohet nga një kalë poni (Foto)

E publikuar: 06/02/2018 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohhamed Salim Patel është i verbri i parë në Britani të Madhe, që ka një kalë poni për tu udhëzuar të lëvizë – ngaqë ka fobi prej qenve.

Për tu ndihmuar për nevojat e përditshme, 23-vjeçarit i kanë sjellë Digbyn që është i gjatë 60 centimetra, ndërsa ka ardhur në jetë para tetë muajsh, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka gjendje të rënduar në sy dhe nuk mund të shërohet, mund të sheh silueta gjatë ditës, gjë që i mundëson të jetë i shoqëruar prej kafshëve.

Kali poni për shoqërimin e të verbrit

“Ata që kanë gjendjen time, lëvizin pa problem me qentë e dresuar. Por, si t’ia bëj unë që tmerrohem prej tyre”, ka thënë Patel.

Me të mësuar se këta kuaj po trajnohen për shoqërim, ai ka aplikuar menjëherë për të bërë provat e duhura dhe tashmë do ta ketë shoqërues zyrtar.

Lëvizjet e tyre po kontrollohen nga ekipi i ekspertëve, që po studiojnë mundësitë avancimit të mëtutjeshëm të këtyre kafshë për shoqërime të tilla. /Telegrafi/