I vdiq foshnja nga një puthje e thjeshtë, nëna paralajmëron të gjithë prindërit

E publikuar: 17/10/2018 07:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foshnja 18-ditëshe vdiq pasi mori virusin ‘Meningitis HSV-1’, thuhet sipas çiftit.

Nëna Nicole Sifrit shkroi në Facebook: “Ajo tani nuk po vuan më dhe është me Zotin. Faleminderit gjithë atyre që ndoqën udhëtimin e saj dhe na mbështetën përgjatë kësaj”.

Çifti, nga shteti i Iowa-së në SHBA, u martuan gjashtë ditë pasi foshnja e tyre Mariana u lind, transmeton Gazeta Express.

Brenda vetëm dy orëve pas ceremonisë, Mariana pushoi së ngrëni dhe nuk u zgjua, tha çifti për WHOtv.com.

“Ajo s’po merrte frymë dhe të gjitha organet e saj filluan të dështonin”, tha Nicole.

HSV-1 është një virus që shkakton ulcera të ftohta dhe rrallë çon në meningjit viral, thuhet sipas Qendrave Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Ata që e kanë këtë virus mund ta transmetojnë atë tek dikush tjetër pavarësisht se nuk kanë plagë të hapur.

Dy muajt e parë pas lindjes së foshnjës janë shumë kritik, pasi viruset mund të shpërndahet shpejt dhe të shkaktojë sëmundje serioze tek të porsalindurit.

Nicole tha për WHOtv.com: “Mos i lini njerëzit që t’jua puthin foshnjën dhe sigurohuni që t’ju pyesin para se ta kapin foshnjën tuaj”.