I thyhet vetura gazetarit të Lajmi.net

E publikuar: 04/07/2018 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarit të portalit Lajmi.net, Mentor Buzhala i është thyer vetura e tipit Passat.
Vetura është goditur me një mjet të fortë në xhamin prapa, dhe gjithashtu është goditur me mjete të forta.

Kjo vërehet pasi në pjesën e xhamit ka qenë e pamundur të jetë shkaktuar thyerja nga ndonjë aksident.

Mentor Buzhala ka bërë të ditur se veturën e ka pasur të parkuar afër Parkut të Qytetit, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”.

Edhe pse e ka njoftuar Policinë e Kosovës, ata ende nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Lajmi.net kërkon nga Policia që të dalë në vendin e ngjarjes dhe të bëjë ekzaminimet e nevojshme, dhe të zbardhen shkaktarët.