I tha gruas se nuk është e vështirë të lindësh fëmijë, ajo e vuri në sprovë – burri u dorëzua për pak sekonda (Video)

E publikuar: 30/10/2018 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë që pretendonte se lindja e një fëmije ishte ‘e lehtë’, u la të hajë fjalët e tij pas përjetimit të dhimbjes torturuese të kontraktimeve falë një makine simulimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael Richardson, i cili jeton në Gran Canaria, pranoi të jetë i lidhur me pajisjen pasi i tha gruas së tij Jodie se dhimbjet e lindjes nuk janë edhe aq të vështira.

Kështu, Jodie, e cila ka qenë e martuar me Michael për 12 vjet, vendosi të filmojë eksperimentin dhe ndau pamjet në mediat sociale.

Në video, Michael mund të shihet duke u tronditur nga dhimbjet, ndërsa kontraktimet e simuluara rriten dhe janë më të forta.

Jodie mund të dëgjohet duke thënë: “Epo, kam vendosur t’i tregoj se çfarë janë dhimbjet e lindjes”.

Dhe bashkëshorti i saj zgjati vetëm disa sekonda para se të fillonte të tërhiqej nga elektrodat, duke shkundur këmbët dhe duke lypur që ta ‘ndalonte’, duke i thënë asaj ‘largoji prej këtu’.

Çifti bleu një nga makinat pasi terapisti fizik i Michael e këshilloi atë të blinte një për të ndihmuar me dhimbjen e muskujve nga një lëndim në gju. /Telegrafi/