I shpëton vdekjes për një fije floku: Tentoi ta demoloj objektin e vjetër me çekan, muri për pak sa nuk i ra përmbi (Video)

E publikuar: 26/09/2017 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i cili po tentonte të thyente murin e një ndërtese të vjetër, duket se nuk i kishte bërë mirë matjet – pasi në një moment shembet e gjithë ndërtesa dhe për pak sa nuk e humb jetën.

Videoja amatore e publikuar në internet, shfaq momentin kur burri tenton të demoloj një pjesë të murit të një ndërtese të vjetër, ku pas disa goditjeve me çekan të madh i gjithë objekti shembet dhe për pak sa nuk e zë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse e godiste me çekan me gjithë forcën murin e vjetër, ai nuk bënte asgjë tjetër përveç se ngrinte pluhur.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën veriore të Meksikës, kurse që nga publikimi i videos ajo është bërë virale. /Telegrafi/