I shpëton dy herë vdekjes derisa po kalonte rrugën në vija të bardha (Video)

E publikuar: 21/09/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këmbësore derisa po kalonte rrugën në vija të bardha i ka shpëtuar vdekjes për një fije floku, edhe atë dy herë, kur veturat dështuan të frenojnë.

E veshur me nja pallto të bardhë dhe me çantë në krah, gruaja mbante kokën poshtë derisa po kalonte rrugën, transmeton Telegrafi.

Por, vetëm pasi e mashtron vdekjen, ajo e kupton se për një fije floku nuk përfundoi mbi veturat që lëviznin me shpejtësi të madhe në drejtim të saj.

Por, është interesant fakti se si ajo vazhdon të ecë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/