I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë

E publikuar: 11/12/2019 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i cili u rrah nga Njësia Speciale në Kosovë dhe u dëbua nga Kosova, po vazhdon me deklarata fyese dhe akuza të rënda ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Djuric po i quan kosovarët si kriminel dhe terroristë, deklarata këto që po vijnë pasi deklaratave të fundit për masakrën e Reçakut që e quajti trillim.

“Që tragjedia të jetë më e madhe, duart e tyre kriminale janë njësoj të përgjakura me gjakun e serbëve dhe shqiptarëve, dhe ata sot, ashtu si në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, nuk zmbrapsen nga mizoritë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre terroriste dhe kriminale”, tha Djuric.

Po ashtu Djuric po flet në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se harron faktin se ai është një nga personat më të urryer në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia nacionale, janë peng i fajësisë së këtyre, dhe që do të jenë të gatshëm në çdo mënyrë të parandalojnë që t’i përgjigjen drejtësisë, por kam frikë se ata nuk do të hezitonin që të shkaktojnë trazira dhe konflikte të reja”, tha Djuric.

Këto komente nga Djuric janë nxjerrë nga një deklaratë me shkrim e tij e cila është bërë për të provokuar zyrtarët kosovarë dhe nxitur tensione, mirëpo në Serbi po vlerësohet se ai po dëshiron ta rritë reputacionin e tij politik duke shfrytëzuar situatën me Kosovën.