I riu vdiq në arenën e boksit në Shkodër, flet bullgari që iu falsifikuan dokumentet: Unë jam futbollist

E publikuar: 24/09/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja e jetës së sportistit bullgar të shtunën e kaluar në Shkodër, Boris Stancov, ka nxjerrë zbuluar një rrjet të madh mashtrimi nga trajneri menaxheri dhe vetë me sa duket Unioni i Boksit Bullgar.

Isus Velichkov dokumenat e të cilin janë përdorur nga Boris Stancov i cili më pas humbi jetën, janë gjithashtu të falsifikuara. I përfolur dhe i pritur si boksier në vendin tonë, në bazë të dokumentave të Unionit të boksit Profesionist Bullgarë. Në një intervistë për Top Channel, Isus Velickov tregon një të vërtetë shokuese.

“Unë nuk jam boksier, nuk jam marrë ndonjëherë me boks por me futboll. Të gjitha dokumentat janë të falsifikuar, trajneri i tij i di të gjitha ai është fajtori kryesor”, ka thënë Isus Velickov.

Po kartën e identitetit si ja dhatë?

“Para se ai të nisej në Shqipëri e pyeta se për çfarë bëhej fjale, por ai me tha, vëlla me jep dokumentet e tua personale sa të luaj një ndeshje. I thashë nëse trajneri e dinte këtë gjë se nuk doja që të më ndodhte mua ndonjë problem dhe ai me tha se nëse do të ndodhte gjë do të jepte të dhënat e tij dhe jo të miat. Ai asnjëherë nuk ishte stërvitur për boks dhe nuk e di se si e kane regjistruar si boksier, vetëm Boris dhe trajneri i tij mund ta dinë këtë gjë. Nuk e kuptoj se përse trajneri erdhi menjëherë ne Bullgari dhe nuk qëndroi që ti përgjigjej pyetjeve të mediave në Shqipëri. Ai ka marre me vete edhe dokumentet personale te Borisit”, shprehet Isus Velickov.

Po për çfarë e bënte gjithë këtë gënjeshtër, për para?

“Me sa di ai nuk ka boksuar kurrë për para dhe nuk e di as se për çfarë shumë bëhej fjalë, as që do të shkonte në Shqipëri dhe as se për çfarë ndeshje bëhej fjalë. Ai më është lutur vetëm që të më merrte dokumentet personale dhe se nuk do të ndodhte asgjë e keqe. Asnjëherë nuk e kam ditur dhe aq më pak të kem marrë para kur ai paska luajtur me emrin tim. Ai nuk ka qenë boksier profesionist, vetëm stërvitej. Madje nuk kishte bërë ndeshje as ne ligen amatore, ndërsa tani paska shkuar në një ndeshje me profesionistë me dokumente të falsifikuara”, tha Isus Velickov.