I riu bllokon rrugën me motoçikletë, që të kalojë lirshëm rrugën gruaja e moshuar (Video)

E publikuar: 26/09/2018 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri ka befasuar për të mirë opinionin në Kinë me veprimin e tij që e ka bërë në një rrugë të mbushur me vetura – në fakt ai ndali motoçikletën për të bllokuar veturat tjerë për t’i mundësua gruas së moshuar që ta kalojë e sigurtë rrugën.

Duke parë se e gruas së moshuar askush nuk po i jepte përparësi, i riu vendosi ta ndal veturën në mes të rrugës, duke i bllokuar veturat që i kishte pas – dhe kështu ajo kaloi rrugën e sigurtë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin kinez Hezhou në provincën Guangxi, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment prekës, e policia e trafikut e ka shpërndarë në rrjetet sociale për të ngritur vetëdijen e qytetarëve tjerë.

Besohet se në kohën kur gruaja e moshuar është munduar të kalojë rrugën me katër korsi ishte ndezur drita e gjelbër e semaforit, por pasi që ecte ngadalë u ndez më pas e kuqja dhe kështu mbeti e bllokuar. /Telegrafi/