I pastrehu i talentuar befason kalimtarët (VIDEO)

E publikuar: 02/07/2015 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Talenti që kishte ky i pastrehë ka bërë që shumë kalimtarë të mbesin pa fjalë kur kalonin pranë tij. I pastrehu në Florida i befasoi të gjithë me aftësinë për të luajtur në piano.

Donald Gould, 51 vjeç, u ul në një piano publike dhe Aurore Henry filmoi se si luante ai. Kjo është një video e cila është bërë hit në internet dhe që ka bërë që Gould mund të fitojë një vend pune si pianist në një piano-bar.