I pari i LDK’së, ka ngushëlluar popullin turk për viktimat nga tërmeti

E publikuar: 25/01/2020 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime Turqisë për viktimat nga tërmeti.

Ai në telegram ngushëllimin tha se luten për viktimat dhe familjet e tyre.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm.

Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira.

Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë Mustafa.