I nxjerrin nga syri krimbin e gjatë, si pasojë e ngrënies së mishit të papjekur (Foto)

E publikuar: 21/07/2018 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gruaja që kishte ngrënë mish të papjekur dhe u infektua, i kanë nxjerrë nga syri një krimb të gjatë.

Ekspertët në Jiangsu të Kinës, konsiderojnë se insekti i ka qarkulluar nëpër trup dhe përfundoi në kapakun e syrit, para se të përfundonte në tru, transmeton Telegrafi.

Pacientja e njohur vetëm si Yang, kishte pasur dhimbje të konsiderueshme të syri për një muaj, por nuk kishte shkuar të kontrollohet. Mirëpo, ënjtja enorme e syrit, ka bërë që vizita të jetë e pashmangshme.

Oftamologët kanë menduar se ishte ndonjë tumor dhe vendosën t’ia operojnë xhungën, teksa gjatë procesit e gjetën krimbin e gjatë afro pesë centimetra.

Pasi kishte thënë se i pëlqen të ushqehet me mishin e papjekur të kafshëve ekzotike, ekspertët erdhën në përfundimin se insekti ishte pasojë e kësaj shprehi që i solli infektim. /Telegrafi/