I nxehti përfshin Ballkanin: Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

07.08.2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
I nxehti përfshin Ballkanin: Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Vala e të nxehtit që mbërtheu kontinentin evropian duke thyer rekorde, duket se tashmë po kthen sytë drejt rajonit të Ballkanit.

Meteorologët kanë paralajmëruar nisjen e një tjetër vale, që këtë herë do fokusohet mbi Mesdhe, me rrymat e nxehta afrikane që do të vazhdojnë deri pas mesit të gushtit. Në hark kohor, vala pritet të jetë relativisht e gjatë.

Kulmi i të nxehtit do të regjistrohet të dielën dhe të mërkurën e ardhshme, ku temperaturat në Italinë e Jugut, por edhe në Shqipëri mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Mes së shtunës dhe të hënës së ardhshme, i nxehti do të intensifikohet edhe më në veri, por do të qëndrojë rreth kufirit të 35 gradëve.

Sidoqoftë, deri atëherë, i nxehti në rajon do të jetë më i përmbajtur, kjo edhe falë kalimit të një mase ajri të freskët nga Atlantiku.

Vala e fundit e të nxehtit i mori jetën disa personave në Evropë, ku temperaturat në Francë arritën një rekord të ri prej 45.9 gradë Celcius. Për të nxehtin përvëlues, meteorologët fajësuan masën e ajrit të nxehtë, të ardhur nga Afrika Veriore.

Franca është shndërruar në vendin e shtatë në Evropë që kalon kufirin e 45 gradëve Celsius, bashkë me Bullgarinë, Portugalinë, Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Hetimi për PTK-në dhe Vala-n i pamjaftueshëm, deputetët i lënë përgjegjësinë legjislaturës tjetër

Hetimi për PTK-në dhe Vala-n i pamjaftueshëm, deputetët i lënë përgjegjësinë legjislaturës tjetër

I nxehti përfshin Ballkanin: Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

I nxehti përfshin Ballkanin: Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Veseli reagon pas vrasjes në Prizren: Neglizhenca e institucioneve nuk do tolerohet më

Gjithçka që dihet për vrasjen në Prizren, ku e vdekur mbeti nëna e këshilltares së Haradinajt

Hoxhaj: Serbia po tallet me viktimat e luftës, këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën

Tentuan t’i hyjnë me dhunë në shtëpi, dy vëllezërit e rrahin për vdekje grabitësin në Shtime

Arrestohen gjashtë të dyshuar për organizim të skemave piramidale

Taksa si “karrem” për mbledhjen e votave

Kjo është strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

ARKEP ia pamundëson kompanisë së Blerim Devollit kontratat e reja me konsumatorët

Video e papublikuar, tensione në Kuvendin e LDK’së kur ishte propozuar emri i Fatmir Sejdiut

Me projektligjin e ri mund të blini nënshtetësinë e Shqipërisë

Shkup: Kritikët thonë se pas thirrjeve për pajtim fshihet amnistia

Goditje e rëndë për presidentin: Hashim Thaçi një simbol i oktapodit politiko-kriminal

Zëdhënësi tregon se çfarë u diskutua në takimin e Mustafës me zyrtarët e partisë

Haradinaj ‘kërcënon’ gjeneralët serbë: Këtu do të na keni, sa herë të doni