I nominiari për Kryeministër: Jemi të zemëruar, nuk na ndihmon ta gjejmë të vërtetën

E publikuar: 04/05/2020 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I mandatuari i LDK-së për të formuar qeverinë e re Avdullah Hoti, ka reaguar pas rastit të  vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili po qëndronte në karantinën e vendosur në Qendrën e Studentëve.

Hoti ka thënë se tani duhet durim dhe të tregohemi të kujdesshëm pas këtij rasti dhe se si prind i shpreh ngushëllime t e tija familjes Musliu.

Hoti ka thënë po ashtu mes tjerash se zemërimi nuk na ndihmon ta gjejmë të vërtetën e po ashtu ka kërkuar të ketë përgjegjësi për rastin. Sipas tij ndonëse nuk donë të paragjykoj asgjë, por se neglizhenca e jo profesionalizmi i mundshëm nuk përligjet, raporton Scanner.

Shkrimi i plotë:

Perfundimi tragjik i nje te riu, i sapo kthyer nga studimet ne Gjermani, eshte dhembje e madhe per familjen dhe per secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushellime familjes se te ndjerit, atyre qe e kane njohur dhe qytetareve te Gjilanit.

Ne keto momente duhet te jemi te kujdesshem e te durueshem ne kerkim te pergjigjes se si na ndodhi e gjithe kjo. Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin.

Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit.