I mbijeton lindjes në muajin e pestë, rritet i shëndoshë dhe bëhet pjesë e reklamës së pelenave (Video)

E publikuar: 14/01/2018 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lisa Curtis nga Lincolnshire e Anglisë, kreu lindjen kur ishte në javën e 23-të dhe shanset që Bordhi të mbijetonte ishin të vogla.

Megjithëse lindi me vetëm gjysmë kilogrami, fëmija u rrit i shëndetshëm dhe pas tre muajsh u bë pjesë e një reklame për pelena, transmeton Telegrafi.

“Isha e dëshpëruar dhe pa asnjë shpesë, që do të rritet shëndetshëm. Më dhanë një letër, ku praktikisht thuhej se fëmija mund të më vdiste” ka thënë Cirtis.

Fëmijët e lindur para javës së 24-të, që në Britani të Madhe është data deri kur mund të kryhet aborti, kanë gjasa të vogla mbijetese, por jo edhe ky rast.

Përmes këtij tregimi, nëna e vogëlushit po inkurajon të tjerat që të kenë besim dhe të mos u shuhen shpresat, po që se iu ndodhë një lindje e njëjtë. /Telegrafi/