I lodhur nga trafiku i dendur, vietnamezi vendosë të kalojë nën anën tjetër të rrugës nëpër kabllot e rrymës (Video)

E publikuar: 07/12/2018 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këmbësor i lodhur nga trafiku i dendur në Hanoi të Vietnamit, kishte vendosur që të kalojë në anën tjetër të rrugës duke përdorur një metodë të pazakontë.

Në pikun e trafikut, ai kishte vendosur të ngjitet në shtyllën elektrike dhe përmes kabllove të lidhura nga njëra anë e rrugës në tjetrën të kalojë rrugën, transmeton Telegrafi.

Ai dukej se ishte me ngut, dhe kështu kishte vendosur që në stilin “Spiderman” të ngjitet në kabllo dhe të kalojë në anën tjetër të rrugës pa ndonjë problem.

Të gjithë kalimtarët e tjerë dhe shoferët e veturave kishin mbetur të habitur me veprimin e tij, sa që për një moment ishin ndalur dhe kishin filluar ta filmojnë me telefona.

Banorët e këtij qyteti besojnë se ai ishte lodhur duke pritur në rrugë për të kaluar në anën tjetër, sa që në një moment kishte humbur durimin dhe kishte vendosur të bëjë diçka ndryshe. /Telegrafi/