I kërkuari i INTERPOL, organizonte koncerte në Kosovë

E publikuar: 05/11/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas gjerman në Prishtinë.
Atë e kërkonte INTERPOLI sepse dyshohej për disa vepra penale.

I njëjti në rrjetet e tij sociale publikonte fotografi në të cilat shpaloste jetën e tij luksoze.

Personi në fjalë shpeshë herë shihej edhe me fytyra të njohura të “Shou Bizit” kosovar.

Por kështu i shkoi vetëm deri të premten pas mesnate, pasi që ai u arrestua nga Policia e Kosovës.

Prangosjen e tij e bëri njësiti elitar i policisë.